Juve mendon veç për fitore

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 15:33
Juve mendon veç për fitore

“Bianconeri” nuk kanë më vend për gabime, llogarisin në tri pikë sonte ndaj Spezias për ta ndjekur Interin në luftën për titull të kampionit. Pas gabimit që e bëri me Veronën, Juventusi nuk ka më vend për gabime, nëse dëshiron ta mbrojë titullin e kampionit.

“Bianconeri” janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të mundohen të reflektojnë qysh sonte. Bardhezinjtë do ta presin Spezian në Torino dhe llogarisin në tri pikë nga kjo përballje. Vetëm në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo me shokë do ta mbanin hapin me liderin Inter. “Nerazzurri” aktualisht i kanë 10 pikë më shumë, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar. Nga ana tjetër, Spezia do ta kërkojnë mrekullinë në Torino. Dueli në mes të Juventusit dhe Spezias do të fillojë në orën 20:45. 

(Kosova Sot Online )