City fiton dhe shkon në 21 ndeshje pa humbje

  • A.P /
  • 02 mars 2021 - 23:02
City fiton dhe shkon në 21 ndeshje pa humbje

City e ka mundur 4-1 Wolves dhe ka shkuar në 21 fitore me radhë. Vetëm, Real Madridi 22 dhe Bayern Munich 23 kanë fituar më shumë ndeshje me radhë në histori të futbollit.

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Manchester City.

Mes vuajtjeve, Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Wolves, sfidë që duke shikuar rezultatin, e tregon të kundërtën me atë që ndodhi në fushë.

Dendoncker shënoi autogol në minutën e 15’, për ta kaluar Cityn në epërsi.

Në minutën e 61-të, Conor Coady realizoi për t’i shokuar vendasit për pak minuta.

Por, të besuarit e Pep Guardiolës ishin shumë kërkues dhe deri në fund arritën të shënojnë dy gola.

Gabriel Jesus shënoi golin e epërsisë në minutën e 80’, kurse Riyad Mahrez atë për 3-1 në min e 90′, para se Jesus të realizoje serish ne min 94 per 4-1.

Pas kësaj fitore, City ka shkuar në kuotën e 65 pikëve, 15 më shumë se Manchester United, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot Online)