Man Utd synon t’i kundërpërgjigjet Cityt sonte

  • S.A /
  • 03 March 2021 - 15:09
Man Utd synon t’i kundërpërgjigjet Cityt sonte

“Djajtë e Kuq” e vizitojnë Crystal Palacen, në tentim të fitores për ta vënë në presion rivalin lokal, i cili është shkëputur në 15 pikë. Manchester United do të mundohet t’i përgjigjet sonte Manchester Cityt, i cili e mposhti mbrëmë Wolverhamptonin. “Citizens” u shkëputën në 15 pikë ndaj rivalit lokal, por e kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar. E sonte, United do ta vizitojë Crystal Palacen, ku synon t’i fitojë të tria pikët.

Me këtë rast, ekipi nga “Old Traffordi” do ta rikthente distancën prej -12 pikësh nga City.

Mirëpo, ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit s’do të ketë punë aspak të lehtë pasi Palace di të jetë ekip i papërshtatshëm në shtëpi.

Këtij ekipi po ashtu i nevojiten pikët për t’ju shmangur pjesës së poshtme të tabelës.

Me një humbje eventuale, Unitedit do t’i zbeheshin përfundimisht gjasat për titull të kampionit në Angli.

Ndeshja ndërmjet Crystal Palacet dhe Manchester Unitedit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:15. 

(Kosova  Sot Online )