Varane në Man Utd, Mbappe në Real

  • S.A /
  • 03 March 2021 - 16:29
Varane në Man Utd, Mbappe në Real

Transferimi i mbrojtësit francez në Angli tek Manchester United do t’i hapte rrugë kalimit të sulmuesit francez në Real Madrid. Transferimi eventual i Kylian Mbappes në Real Madrid varet shumë nga Raphael Varane. Në fakt, nëse qendërmbrojtësi francez transferohet në Manchester United, gjithçka do të ishte më e lehtë për “Los Blancos”.

Kjo pasi me shitjen e 28 vjeçarit, kampioni aktual spanjoll do të fitonte para, për t’i përdorur ato në blerjen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “MEN”. Me këtë rast, do të shuheshin përfundimisht shpresat e Liverpoolit për ta transferuar kampionin e botës me Francën. 

(Kosova Sot Online )