Interi i ofron marrëveshja të re shumë fitimprurëse Barellas

  • S.A /
  • 03 March 2021 - 15:44
Interi i ofron marrëveshja të re shumë fitimprurëse Barellas

Nicolo Barella duket se ka bindur drejtuesit e klubit të Interit me paraqitjet e tij.

Futbollisti, i cili u transferua te zikaltrit në vitin 2019 nga Cagliari, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Conte për një kohë të gjatë.

Krerët e Interit nuk dëshirojnë të ballafaqohen me surpriza të pakëndshme dhe për këtë kanë nisur menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës me 24-vjeçarin.

Ish-mesfushori i Cagliarit me rinovimin e kontratës së re do të përfitojë një rritje të pagës nga 2.5 milionë që merr aktualisht në 4.5 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online )