“Ai ishte Maradona apo Pele i vlerave njerëzore” – Sot është 3-vjetori i vdekjes tragjike të Astorit

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 10:29
“Ai ishte Maradona apo Pele i vlerave njerëzore” – Sot është 3-vjetori i vdekjes tragjike të Astorit

Tri vite më parë, natën midis 3 dhe 4 marsit, Davide Astori u nda nga jeta teksa ishte i grumbulluar në një hotel në Udine. Por, vetëm nga pikëpamja fizike, duke marrë parasysh se dashuria e botës së futbollit ndaj tij ka mbetur akoma e pandryshuar.

Në ndeshjet e këtij raundi të mesjavës, ai u kujtua me një duartrokitje në minutën e 13-të (numri i fanellës së tij) të pjesës së parë dhe të dytë, një gjest i domosdoshëm për të bërë homazhe në kujtesë të tij. Të dy vëllezërit e Davide, Marco dhe Bruno, folën për mikrofonat e “Corriere dello Sport”. Nga deklaratat e tyre del një fije nostalgjie për ato kohëra që, për fat të keq, nuk do të kthehen më kurrë.

“Vdekja e tij është pellgu ujëmbledhës midis dy jetëve: ka një para 4 marsit 2018 dhe ka një pas. Është sikur të kisha vdekur atë ditë, jo një pjesë e imja. Tani e dimë që nuk do të mundemi të aspirojmë lumturinë e plotë të jetës së mëparshme. Nëna jonë përmbledh gjithçka me një fjalë të vetme: tjetër. Duke kapërcyer një dhimbje të tillë, të papriturat, problemet, tensionet e përditshme janë marrëzi të jetuara si të tilla. Vdekja si një pellg ujëmbledhës, kaq. Unë kam një grua, një fëmijë, miq, punë dhe një mendim që përsëritet vazhdimisht në trurin tim: mungesa e Davide.

Davide ishte një futbollist i shkëlqyeshëm, jo ëkampion i klasit botëror, por transmetoi vlera dhe kjo u perceptua nga njerëzit, madje edhe nga shumë, që nuk e kishin takuar kurrë. Ai ndoshta plotësoi një boshllëk emocional. Ai ishte Maradona ose Pele i vlerave njerëzore. Davidi ishte fort empatik”.

Populli i Firences do të mbetet gjithmonë në zemrën e familjes “Astori” për trajtimin që i kanë rezervuar Davide gjatë viteve: “Firenceështë plot pasion, qytet i veçantë, ku jetojnë gjithçka. Davide kishte mbetur aty, kur të gjithë të tjerët ishin arratisur dhe Fiorentina vendosi rindërtimin e saj. Nga ai moment, Firence e birësoi, e përjetësoi vëllain tonë”.

(Kosova  Sot Online )