Vazhdon forma e lartë e Mërgim Berishës, shënon një gol të rrallë dhe kualifikon RB Salzburgun në finale të Kupës

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 11:00
Vazhdon forma e lartë e Mërgim Berishës, shënon një gol të rrallë dhe kualifikon RB Salzburgun në finale të Kupës

RB Salzburg ka triumfuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Sturm Graz me rezultat të thellë 4-0 duke u kualifikuar në finale, ndërsa ylli shqiptar Mërgim Berisha ishte njëri nga më meritorët.

Mbrëmja e të mërkurës ka zbuluar finalistet e Kupës së Austrisë, ku njëri nga ekipet është RB Salzburgu i Mërgim Berishës.

Salzburgu arriti të triumfojë thellë 4-0 ndaj LASK-ut me golat e shënuar nga Enock Mwepu (26’, 54’), Berisha (72’) dhe Brendan Aaronson (79’). Megjithatë, goli i shënuar nga ylli shqiptar ishe i rrallë dhe ka fituar gjithë vëmendjen.

Berisha arriti ta befasojë portierin kundërshtar me një goditje nga një zonë shumë e vështirë dhe ky dol tregon formën e lartë që po tregon ylli shqiptar. Në finalen e 1 majit, Salzburgu do të ndeshet me Laskun që mposhti Wolfsbergerin në gjysmëfinalen tjetër.

(Kosova Sot Online )