Interi do ta tentojë shkëputjen sonte

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 15:49
Interi do ta tentojë shkëputjen sonte

“Nerazzurri” me një fitore ndaj Parmës mund ta ngrisin avantazhin në 6 pikë ndaj rivalit për titull, Milan

Interi e ka një mundësi të artë sonte, të cilën duhet ta shfrytëzojë gjithsesi. “Nerazzurri” do të përballen në udhëtim me Parmën dhe një fitore eventuale do t’i gëzonte ata tej mase. Kjo për faktin se rivali kryesor për titull të kampionit, Milani nuk arriti më shumë se një barazim me Udinesen mbrëmë.

Prandaj, me një fitore ndaj Parmës, Zikaltrit do të shkëputeshin në 6 pikë ndaj “Rossoneri”.

Me këtë rast, ekipi i Antonio Contes do ta bënte një hap tjetër drejt titullit të kampionit.

Interi, i prirë nga Romelu Lukaku, po shfaq formë të jashtëzakonshme këtë vit.

Nga ana tjetër, Parma është treguar e pafuqishme këtë edicion dhe aktualisht e zë vendin e parafundit në tabelë. Ndeshja në mes të Parmës dhe Interit do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45.

(Kosova  Sot Online )