S’ka kthim prapa për Elseid Hysaj: “E ardhmja e tij është e shkruar”

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 08:38
S’ka kthim prapa për Elseid Hysaj: “E ardhmja e tij është e shkruar”

Elseid Hysaj dhe Napoli duket se kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të sezonit.

Konfirmimi, për të disatën herë, vjen nga manaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, që në “Radio Kiss Kiss Napoli”, deklaroi:

“E ardhmja e Hysajt është e shkruar. Nuk kemi patur më kontakte me drejtuesit e Napolit për rinovimin, kështu që do të sillet si profesionist deri në skadimin e kontratës.”

Giuffredi ka folur edhe për Jordan Veretout, teksa po afrohet përballja Napoli-Roma.

“Besoj se do të qëndrojë jashtë 3-4 javë dhe mendoj se do ta humbë ndeshjen kundër Napolit.”

(Kosova Sot Online )