Derbi i madh i Manchesterit

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 10:18
Derbi i madh i Manchesterit

Manchester City do të kërkojë të bëjë një tjetër hap të madh drejt fitimit të titullit të këtij sezoni në Premier League kur ata të mirëpresin rivalët e qytetit, Manchester United në Etihad Stadium me fillim nga ora 17:30.

Skuadra e Pep Guardiolas është në një seri fantastike 21 fitore në të gjitha garat, kryesojnë në tabelë me 14 pikë larg Manchester Unitedit, të cilët po luftojnë për një vend që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Guardiolass tani ka qenë fituese në secilën nga 21 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë 15 në Premier League, gjë që i ka lënë ata në një pozitë shumë të rehatshme në krye të divizionit.

Ndërkohë, Man United do të hyjë në garën e kësaj fundjave pas një  barazimi zhgënjyes pa gola kundër Crystal Palace të mërkurën në mbrëmje. 

Djajtë e Kuq janë momentalisht në vendin e tretë, pas fitores së Leicesterit dje, por janë vetëm pesë pikë larg Evertonit të vendit të pestë, që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

(Kosova Sot Online)