Zbulohet kontrata e Neymar

  • S.A /
  • 13 March 2021 - 09:25
Zbulohet kontrata e Neymar

Pas Angel Di Marias, rrugës për të rinovuar me Paris Saint Germainin është Neymar Junior.

Sipas “Le10Sport”, PSG është në bisedime me Neymarin dhe i ka ofruar kontratë katër vjeçare.

Të dy palët janë optimist se marrëveshja mund të arrihet, por duhet ende punë që braziliani të hedh të zezën mbi të bardhë.

Pas Neymar, PSG do të tentojë të rinovojë edhe me Kylian Mbappen, ndërsa tashmë ka rinovuar Angel Di Maria deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

(Kosova Sot Online )