Ndalet Prishtina, këndellet Llapi

  • S.A /
  • 13 March 2021 - 16:31
Ndalet Prishtina, këndellet Llapi

Prishtina ka gabuar pas 18 ndeshjeve, eshte mundur 2-0 nga Feronikeli. Fitore ka arritur në këtë xhiro Llapi, që doli nga mini-kriza. Llapjanët fituan 4-1 në udhëtim te Besa e Pejës.

Pas 18 ndeshjeve, Prishtina është njoftuar me humbjen.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro i befasoi kryeqytetasit në Drenas, duke i mposhtur 2-0.

Dy golat i realizoi Simonovski.

Llapi në anën tjetër ashtu siç ishte parashikuar, ka marrë fitore të thellë në Brestovik kundër Besës.

“Bardhekaltrit” llapjan fituan 1:4 me golat e shënuar nga Edon Sadriu (2’), Engjëll Hotin (20’), Valmir Veliun (59’) dhe Arbnor Ramadanin (81’).

Golin e nderit për Besën e ka shënuar Ardi Tahiri (26’). 

(Kosova Sot Online )