Clippers befasohet duke pësuar humbje të thellë nga Pelicans

  • S.A /
  • 15 March 2021 - 10:23
Clippers befasohet duke pësuar humbje të thellë nga Pelicans

Los Angeles Clippers kanë vazhduar me formë të luhatshme në NBA.

Pasi triumfuan ditë më parë ndaj Warriors, Clippers kanë pësuar humbje tani në udhëtim te New Orleans Pelicans me 20 pikë diferencë 135:115.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga vendasit, të cilët që nga çereku i parë krijuan epërsi të cilën nuk e lëshuan nga dora gjatë gjithë ndeshjes.

Zion williamson ishte më efikasi në këtë takim për vendasit me 27 pikë, dy kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Brandon Ingram që shtoi 23 pikë e pesë asistime, derisa Lonzo Ball kontribuoi me 17 pikë.

Kawhi Leonard ishte më efikasi tek mysafirët me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen. 

(Kosova Sot Online )