Ndërhyrja prej “killeri” e sulmuesit të Rangers, portieri i Slavias frakturë në kafkë

  • S.A /
  • 20 March 2021 - 09:12
Ndërhyrja prej “killeri” e sulmuesit të Rangers, portieri i Slavias frakturë në kafkë

Episod i frikshëm në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Slavias së Pragës në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-tave të Europa Leagues, që u mbyll me fitoren 0-2 të skuadrës çeke (u kualifikua në çerekfinale). Në minutën e 61-të, sulmuesi i skuadrës skoceze, Kemar Roofe, kreu një ndërhyrje horror ndaj portierit të Slavias, Kolar.

“Gardiani” çek ishte i detyruar të braktiste fushën me barrelë, ndërsa Roofe u ndëshkua me karton të kuq.

Se sa brutale ishte ndërhyrja e tregojmë më së miri fotot e këtij episodi. Përveçse ka një çarje të thellë dhe të gjatë, portieri Kolar ka gjithashtu frakturë në kafkë.

(Kosova Sot Online )