Federata e Futbollit e Spanjës prezanton logon e re

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 13:02
Federata e Futbollit e Spanjës prezanton logon e re

Federata e futbollit e Spanjës ka prezantuar gjatë ditës së sotme logon e re.

Presidenti i kësaj federate, Luis Rubiales, u deklarua i lumtur për ndërrimin e logos. “Ky ndryshim është pjesë e planit strategjik. Shpresojmë që kjo markë të na shoqërojë në suksese shumë të rëndësishme”, ka thënë Rubiales.

Kujtojmë se për sot është planifikuar që të prezantohet edhe logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova do të përballet nesër me Lituaninë në miqësore, kurse më pas takohet me Suedinë dhe Spanjën në eliminatoret për Kampionatin Botëror.

https://twitter.com/rfef/status/1374298700655247365/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1374298700655247365%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ffederata-e-futbollit-e-spanjes-prezanton-logon-e-re%2F

(Kosova Sot Online )