Ismet Krasniqi e rrëzon nga froni Besim Hasanin, zgjidhet kryetar i KOK-ut

  • A.P /
  • 25 March 2021 - 20:48
Ismet Krasniqi e rrëzon nga froni Besim Hasanin, zgjidhet kryetar i KOK-ut

Ismet Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Komitetin Olimpik të Kosovës.

Krasniqi ka arritur që me përmbysje të madhe, ta rrëzojë nga froni Besim Hasanin pas 25 vjetësh.

Kundërkandidatë tjetër ishte Linda Shala, por Krasniqi mori më shumë vota se ajo dhe Hasani.

Shala ishte propozuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, kurse Ismet Krasniqi nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Në këtë Kuvend kanë votuar delegatët, përkatësisht drejtuesit e Federatave Sportive.

Krasniqi arriti të fitojë me 53 vota, duke e lënë prapa Besim Hasanin me 41 vota dhe krejt në fund Linda Shalën me 11 vota.

(Kosova Sot Online)