Barça e harron Lautaron, Koeman e do tani Lukakun

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 09:24
Barça e harron Lautaron, Koeman e do tani Lukakun

Romelu Lukaku ka rënë në radarin e Barcelonës.

Sipas “Calcio Mercato”, është rritur interesimi në Barcelonë për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Ronald Koeman është i etur për ta transferuar atë në ‘Camp Nou’ dhe për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Manchester City gjithashtu interesohet për Lukakun, që ka shënuar 25 gola në 34 paraqitje për Interin deri më tani këtë edicion. 

(Kosova Sot Online )