Mbrojtësi i njohur i Suedisë mungon ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 17:04
Mbrojtësi i njohur i Suedisë mungon ndaj Kosovës

Kosova e nis kampanjën për Botërorin Katar 2022 në “Fadil Vokrri”. Dardanët e presin të dielën Suedinë me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Suedisë do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin e Sampdorias, Albin Ekdal i cili do të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ekdal u zëvendësua në minutën e 68-të në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak të lëndimit dhe do të mungojë në takimin kundër Kosovës, kurse pritet të rikthehet te Sampdoria.

Kujtojmë se Suedia e fitoi atë takim me rezultat minimal 1:0. 

(Kosova Sot Online)