Ujkani: Shpresojmë në një rezultat sa më të mirë ndaj Suedisë

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 19:32
Ujkani: Shpresojmë në një rezultat sa më të mirë ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. Dardanët kanë zbritur të premten në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali për stërvitjen e radhës, në të cilën përzgjedhësi Challandes ka shpalosur idetë e tij në aspektin taktiko-teknik për ndeshjen e së dielës.

Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, derisa fitorja në miqësore kundër Lituanisë ka bërë që atmosfera brenda kampit të jetë shumë e mirë dhe të gjithë e presin me pozitivitet duelin me suedezët.

Para ndeshjes, ka folur edhe kapiteni i skuadrës, Samir Ujkani. Ai tha se përgatitjet po shkojnë mirë dhe duhet ta luajnë lojën e tyre dhe të shpresojnë në rezultat pozitiv ndaj Suedisë.

“Përgatitjet po shkojnë mirë. E kemi pasë kohën pak vështirë, por krejt kanë punu me i pasë kushtet maksimale. Fitorja ndaj Lituanisë ka qenë miqësore dhe test i madh për neve me tregu veten që jemi gati për cdo lojë. Suedia është në nivel të lartë. U kthy edhe Ibrahimovici i cili është top lojtar. Na duhet me vazhdu lojën tonë. Me perparu lojë për lojë edhe me jep maksimumin. Shpresojmë një rezultat sa ma të mirë për neve. Kualiteti individual e kanë ma të mirë. Na duhet me lujt futbollin tonë edhe me shpresu në rezultat pozitiv” – tha Ujkani.

Kosova përballet me Suedinë të dielën në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, kurse tri ditë më vonë do të udhëtojë për t’u ndeshur me Spanjën.

(Kosova Sot Online)