Ky është futbollisti më i vlefshëm i Suedisë

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 19:58
Ky është futbollisti më i vlefshëm i Suedisë

Kosova e nis kampanjën për Kampionatin Botëror me ndeshjen ndaj Suedisë që e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën me fillim nga ora 20:45.

Suedia ka ekip me vlerë shumë më të madhe se Kosova dhe konsiderohet favorit i madh për këtë ndeshje.

Futbollisti më i vlefshëm i Suedisë është Dejan Kulusevski

Vlera e 20-vjeçarit që luan për Juventusin shkon në 45 milionë euro sipas sajtit të njohur, “Transfermarkt”.

Ndërkaq, më i vlefshmi te Kosova është Vedat Muriqi që ka vlerë 14 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)