Nees i kënaqur me paraqitjen e Kosovës U-21 përkundër humbjes nga Katari

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 23:52
Nees i kënaqur me paraqitjen e Kosovës U-21 përkundër humbjes nga Katari

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit në Doha.

Ndeshja e zhvilluar në njërën prej fushave të kampit të Federatës së Katarit “Aspire Academy”,  u mbyll me rezultat 2:0 në dobi të vendasve, të cilët në këtë ndeshje u paraqitën me futbollistë të ekipit Olimpik.

Nga një gol në secilën pjesë për Katarin i shënoi Hashim Ali A Ali (26’ dhe 52’). Ndeshjen tjetër miqësore këto dy ekipe do ta zhvillojnë më 29 mars.

Pas ndeshjes përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21, Michael Nees u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit në ndeshjen e parë që e drejtoi.

“Katari luajti me presion të lartë dhe na vuri në vështirësi sidomos në 20 minutat e para, më pas loja ishte më e baraspeshuar. Në përgjithësi loja ishte me ritëm të shpejt, por u vërejt që Katari ka qenë në përparësi, ngase ka stërvitur si grup së bashku në dy javët e fundit. Mendoj se ekipi ynë duhet të përmirësohet në finalizimin e aksioneve, por mund të them se jam i kënaqur me atë çfarë treguan djemtë në ndeshjen e parë. Në ditët e ardhshme do të punojmë për t’i shmangur gabimet e shfaqura në këtë ndeshje, por edhe të jemi më rezistues ndaj presionit të kundërshtarit” – u shpreh Nees.

Këto dy miqësore me Katarin do t’i shërbejnë përzgjedhësit Nees për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro2021 kundër Andorës, më 8 qershor.

(Kosova Sot Online)