Handanovic shërohet nga koronavirusi, i gatshëm ta ndihmojë Interin për ta fituar titullin

  • A.P /
  • 28 mars 2021 - 13:23
Handanovic shërohet nga koronavirusi, i gatshëm ta ndihmojë Interin për ta fituar titullin

Interi fillon të rikuperojë pjesët e humbura për shkak të infektimeve me COVID-19. Samir Handanovic u testua negativ pas tamponit të kryer të shtunën, kështu që është gati të kthehet në dispozicion të Contes dhe të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës së ardhshme në fushën e Bolognas.

Nga ana tjetër, De Vrij, D’Ambrosio dhe Vecino mbeten pozitivë dhe për këtë arsye do të përsëritin tamponët në ditët e ardhshme, duke shpresuar të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Të katër lojtarët e sipërpërmendur janë stërvitur individualisht gjatë ditëve të fundit në banesat e tyre, por vetëm portieri slloven do të jetë në gjendje të kthehet në Appiano Gentile kur të rinisë stërvitja.

Nga ana tjetër, De Vrij, D’Ambrosio dhe Vecino do të vijojnë që qëndrojnë në izolim derisa të negativizohen. Për të mos rënë nga forma, ata kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga stafi për të ndjekur stërvitjen e personalizuar në kushtet e shtëpisë.

Sidoqoftë, për Conten është lajm i mirë rikuperimi i kapitenit, i cili është i rëndësishëm në nivelin mbrojtës dhe në impaktin që ka në dhomat e zhveshjes së zikaltërve.

(Kosova Sot Online)