Shqipëri – Angli – Super spektakël në ndeshjen e sontme

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 18:00
Shqipëri – Angli – Super spektakël në ndeshjen e sontme

Shqipëria do të përballet me kombëtaren e Anglisë sonte me fillim në ora 18:00. 

Të drejtuarit e Edy Rejas do ta kenë një test shumë të vështirë pas fitores ndaj Andorës në transfertë.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Anglia janë përballur plotë 4 herë mes tyre dhe në të gjitha sfidat ka triumfuar kombëtarja e “Tre Luanëve”.

Shqipëria ka një mungesë të madhe siç është ajo e Marash Kumbullës, por edhe te Anglia mungon Marcus Rashford.

(Kosova Sot Online)