Kosova e nis sonte fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 20:24
Kosova e nis sonte fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës

Kosova e nis sonte fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet

Kosova dhe Suedia bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022

Ky është takimi i parë i Kosovës me Suedinë

Suedia i ka humbur 4 ndeshjet e fundit në udhëtim

Për një futbollist takimi i sotëm është më i veçantë se për të tjerët.

Për yllin e Stade de Reims, Arbër Zeneli, paraqitja për Kosovën ndaj Suedisë do të jetë e veçantë, sepse ai do të luajë për herë të parë kundër ish-shtetit që e përfaqësonte dikur.

Zeneli e kishte përfaqësuar Kombëtaren e Suedisë në nivelet e të rinjve dhe e kishte fituar Kampionatin Evropian për 21-vjeçarët para se të ndërronte aleancë dhe t’i bashkohej Kosovës më 2016.

“Për mua është një ndeshje e veçantë, sepse kam luajtur për Suedinë që nga mosha 15-vjeçare dhe pa të nuk do të isha ky që jam sot. Tani jam pjesë e Kosovës dhe dua të fitoj nesër dhe shpresoj të shënoj gol”, tha Zeneli të shtunën.

Suedia shihet si favorite në këtë takim edhe nga kompanitë botërore të basteve.

Ato i kanë vënë kuotën 1.70 fitores së mundshme të suedezëve, ndërsa barazimi ka kuotën 3.60.

Fitorja e mundshme e Kosovës e ka kuotën shumë të lartë 5.00.

(Kosova Sot Online)