Suedia e dyfishon epërsinë ndaj dardanëve, shënon Isak

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 21:24
Suedia e dyfishon epërsinë ndaj dardanëve, shënon Isak

Suedia e ka dyfishuar epërsinë kundër Kosovës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës që po zhvillohet momentalisht në Prishtinë.

Alexander Isak shënoi për 2:0 për Suedinë në minutën e 35-të.

Ai shënoi galë një gabimi tjetër në mbrojtjen e Kosovës, i shkaktuar nga Florent Hadergjonaj.

34′ Vedat Muriqi godet bukur me kokë, por gjuajtja e tij përfundon pranë shtyllës së djathtë të portës suedeze.

31′ Suedia shumë pranë golit të dytë. Për fatin e Kosovës goditja e devijuar e Isak përfundon pak mbi portë.

27′ Isak ndëshkohet me karton të verdhë. Lojtari i parë i Suedisë që zverdhet sonte.

22′ Vedat Muriqi lëshon mundësi të artë për Kosovën, pasi megjithëse i papënguar gjuan jashtë portës nga rreth 10 metra largësi pasi u shërbye nga Milotr Rashica.

20′ Ibrahimovic godet me kokë nga largësia, por Ujkani e kap topin i palëkundur.

17′ Isak dështon të shënojë në portën boshe, pasi e kaloi edhe portierin Ujkani. Lëhtëshim për Kosovën, pasi ka mundur ta pësonte edhe golin e dytë.

(Kosova Sot Online)