Kryeministri Kurti dhe djali i Hashim Thaçit në stadium për ndeshjen Kosovë – Suedi

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 22:01
Kryeministri Kurti dhe djali i Hashim Thaçit në stadium për ndeshjen Kosovë – Suedi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endiri, janë duke e përcjell nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” takimin kualifikues mes Kosovës dhe Suedisë.

Kosova është duke u mposhtur 2:0 nga Suedia në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës pas pjesës së parë në Prishtinë.

Takimi mes Kosovës dhe Suedisë është duke u zhvilluar pa shikues, si në shumë vende evropiane, për shkak të pandemisë koronavirus.

Kryeministri Kurti dhe Endrit Thaçi u panë duke hyrë në tribunën VIP pak çaste para se të niste ndeshja në Fadil Vokrri.  

Ata janë parë duke u futur ndaras, por qëndrojnë ulur në të njëjtën tribunë, atë vip, e dedikuar për personalitete.

(Kosova Sot Online)