Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura, është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 22:47
Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura, është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Suedinë.

Kosova humbi me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime të Botërorit 2022.

Muriqi pas lojës kërkoi falje për rastet e humbura, teksa tha se gabimet nuk tolerohen në një ndeshje të tillë.

“Faktikisht filluam lojën, s’po dua të them me gabime personale, por kur luan me këso kundërshtar këto gjysmë gabime nuk falen. Janë superyjet e botës. Filluam lojën me 0-1 disavantazh. Humba raste. Sulmuesit humbin, por në këso loje është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën. Tani mund të flasim dicka tjetër, por mua më vjen keq dhe kërkoj falje për rastet e humbura”, tha ai.  

(Kosova Sot Online)