Real Madridi nuk e dëshiron Ronaldon

  • S.A /
  • 29 March 2021 - 09:13
Real Madridi nuk e dëshiron Ronaldon

Real Madridi nuk dëshiron ta kthejë Cristiano Ronaldon në klub, pas raportimeve se ylli i Juventusit mund të luajë sërish në Santiago Bernabeu.

Sipas Cuatro, Real Madridi nuk dëshiron ta riblejë Ronaldon nga Juventusi këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo e kaloi kohën më të mirë të karrierës në Madrid, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe duke i fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve me të bardhët.

Për të është përfolur se mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll pas një tjetër sezoni dëshpërues në fanellën e Juventusit.


Por duket se Madridi ka synime të tjera tani.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland i Borussia Dortmund janë dy objektivat kryesore të gjigantit spanjoll.

Ndërkohë, për Ronaldon thuhet se të interesuar janë Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain.
(Kosova Sot Online )