Kryeministri Kurti ka dy fjalë pas humbjes : Kosova luajti më mirë sesa që tregoi rezultati, kjo më jep shpresë

  • S.A /
  • 29 March 2021 - 09:01
Kryeministri Kurti ka dy fjalë pas humbjes : Kosova luajti më mirë sesa që tregoi rezultati, kjo më jep shpresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, me gjithë disfatën e thellë 3:0, loja e Kombëtares kundër Suedisë të dielën i ka thënë atij shpresa për ndeshjet e saj në vijim në fushatën kualifikuese për Botërorin e Katarit më 2022.

Kurti e përcolli nga tribunat e Stadiumit të zbrazur “Fadil Vokrri” ndeshjen hapëse të Kosovës në kualifikime për Kupën e Botës të dielën mbrëma.

“Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë”, shkroi Kurti në Instagram pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për botërorin 2022.Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia, në një ndeshje të Grupit B kualifikues, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje.

Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak nga një herë në pjesën e parë dhe Sebastian Larsson nga penalltia në pjesën e dytë shënuan për t’ia siguruar Suedisë fitoren ndaj Kosovës të dielën në Prishtinë.

Kosova po vinte e motivuar në këtë takim, pasi e kishte mposhtur Lituaninë 4:0 në një ndeshje miqësore në mesjavë, por e vetëdijshme që mungesat e mëdha si kapiteni Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic në mbrojtje, Valon Berisha e Herolind Shala në mesfushë.

Mungesat i kushtuan, pasi verdhekaltrit i pranuan dy golat e parë falë gabimeve nga portieri i dytë Ujkani dhe mbrojtësit Florent Hadergjonaj dhe Benjamin Kololli.

Kosova ngel pa pikë në Grupin B, të cilit i prijnë Suedia dhe Spanja me nga gjashtë dhe katër pikë, përkatësisht.

Kosova do të udhëtojë drejt Sevillës tani për t’u përballur me Spanjën të mërkurën në ndeshjen e dytë kualifikuese në grup.

https://www.instagram.com/albinkurti_/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online )