U lëndua ndaj Andorrës, Kumbulla e humb sezonin

  • A.P /
  • 29 March 2021 - 17:16
U lëndua ndaj Andorrës, Kumbulla e humb sezonin

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim në menisk gjatë detyrës ndërkombëtare me Shqipërinë dhe do të mbetet jashtë fushave të blerta për tre muaj.

Sezoni ka mbaruar për qendërmbrojtësin shqiptar, pasi ai u kthye para kohe nga angazhimet e tij me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Kumbulla pësoi një dëmtim në gju në fund të ndeshjes kundër Andorrës dhe trajneri i Romës Paulo Fonseca mori lajmin e keq sot, raporton Calciomercato.

21-vjeçari do të humbasë tre muajt e ardhshëm për shkak të dëmtimit dhe i jep dhimbje koke ekipit romak në pjesën e fundit të sezonit.

Roma ende po garon në Europa League, ku do të përballet me Ajax në çerekfinale javën e ardhshme dhe Fonseca shpresonte të rikuperonte sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)