Nesër dihet nëse Valon Berisha do të luajë apo jo kundër Spanjës

  • A.P /
  • 29 March 2021 - 20:17
Nesër dihet nëse Valon Berisha do të luajë apo jo kundër Spanjës

Valon Berisha ishte pa dyshim një mungesë e madhe e Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë që “Dardanët” e humbën me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mesfushori i Reims ka udhëtuar me ekipin në Sevillë, në ndeshjen që Kosova e luan ndaj Spanjës të mërkurën. Megjithatë ende nuk dihet nëse Berisha do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti tha se nesër do të dihet nëse do të jetë i gatshëm Valon Berisha për lojë.

“Nesër dihet kur e kemi stërvitjen e fundit para ndeshjes” – u shpreh Sahiti.

Kosova e nisi me humbje fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, kurse do të tentojë rezultat sa më pozitiv ndaj Spanjës të mërkurën.

(Kosova Sot Online)