Ronaldo rrezikon pezullimin për protestat ndaj gjyqtarit

  • A.P /
  • 29 March 2021 - 22:20
Ronaldo rrezikon pezullimin për protestat ndaj gjyqtarit

Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit hodhi shiritin e kapitenit në tokë, duke u larguar nga fusha e blertë disa sekonda pa përfunduar sfida.

Reagimi i tij ndaj arbitrit holandez Makkelie mund të interpretohet, si shkelje e rëndë e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s nga ana e kapitenit të Portugalisë.

Një sjellje jo etike kjo me Ronaldon që rrezikon pezullimin edhe pse protestat e sulmuesit janë cilësuar si të drejta, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale.

Gjyqtarët nuk e cilësuan si gol atë rast dhe pas sfidës me Serbinë, arbitri kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie e ka pranuar gabimin.

Nëse skualifikohet Ronaldo mund të humbasë ndeshjen e ardhshme me Portugalinë, pikërisht sfidën ndaj Luksemburgut në transfertë.

(Kosova Sot Online)