Spanja dominuese, Kosova e disiplinuar

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 21:18
Spanja dominuese, Kosova e disiplinuar

Ka kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen kualifikuese që po zhvillohet në Sevilla ndërmjet Spanjës dhe Kosovës.

Rezultati është 0:0.

Spanja po dominon tërësisht, duke krijuar herë pas here raste, derisa Kosova po mbrohet.

 

28′ Arbër Zeneli dhe Lirim Kastrati fillojnë të ngrohen. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Bernard Challandes për zëvendësimet.

26′ Një ndërhyrje e Kolollit në Torres tensionoi pak situatën, teksa dy lojtarët filluan fjalosjen.

22′ Super Samir Ujkani. Alvaro Morata kalon bukur duke iu shmangur Dresevicit dhe gjendet ballë për ballë me Ujkanin, por portieri i Kosovës bën një tjetër pritje të madhe.

19′ Rashica tenton depërtimin, por ndalet nga mbrojtësit spanjollë.

16′ Tollovi në zonën e Kosovës, Dresevic bën ndërhyrje decizive.

15′ Kanë kaluar 15 minuta të ndeshjes, Spanja ka iniciativën deri më tash.

8′ Alba pranon një top nga Koke në anën e majtë duke u vënë ballë për ballë me portierin, por kapiteni Ujkani pret goditjen e tij.

6′ Ferran Torres depërton mirë nga ana e djathtë, por askush nuk iu përgjigj pasimit të tij.

5′ Dani Olmo krijon hapësirë dhe godet nga largësia, por topi përfundon mbi portë.

(Kosova Sot Online)