Dani Olmo e kalon Spanjën në epërsi

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 21:22
Dani Olmo e kalon Spanjën në epërsi

34′ Spanja kalon në epërsi. Dani Olmo me një goditje shumë të saktë e lë fjetur Samir Ujkanin.

31′ Portieri Simon bëri dalje të pa menduar mirë, por Rashica për pak nuk arrin të përfitojë.

30′ Ferran Torres u nis drejt portës së Kosovës, por goditja e tij ishte e plogësht dhe e pasaktë.

28′ Arbër Zeneli dhe Lirim Kastrati fillojnë të ngrohen. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Bernard Challandes për zëvendësimet.

26′ Një ndërhyrje e Kolollit në Torres tensionoi pak situatën, teksa dy lojtarët filluan fjalosjen.

(Kosova Sot Online)