Kastrati lëshon rast ideal për gol, Spanjë – Kosovë 2:0

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 22:11
Kastrati lëshon rast ideal për gol, Spanjë – Kosovë 2:0

Lirim Kastrati ka lëshuar rast ideal për të ngushtuar epërsinë e spanjollëve. Këmbëshpejti pasi u fut në zonën e rreptësisë, u vonua pak, ndonëse ishte gati përball portierit spanjoll.

Ndeshja po luhet në Sevilla dhe është e vlefshme për kualifikimet e botërorit “Katari 2022”.

63′ Tjetër pritje e bukur e Samir Ujkanit. E pesta në këtë ndeshje.

61′ Lirim Kastrati avancon bukur në zonë, por në fund bllokohet goditja e tij

57′ Tjetër zëvendësim te Kosova. Kololli largohet dhe në vend të tij inkuadrohet Arbër Zeneli.

55′ Zëvendësim te Kosova. Rashica largohet dhe në vend të tij inkuadrohet Lirim Kastrati.

53′ Goditja e bukur e Dani Olmos nga distanca, por përfundon jashtë portës

52′ Tjetër pritje fantastike e Ujkanit, ndal goditjen nga afërsia të Ferran Torres.

49′ Karton i verdhë për Hekuran Kryeziun pas ndërhyrjes në Busquetsin. Kryeziu do të mungojë në ndeshjen e radhës të Kosovës në këto kualifikime.

(Kosova Sot Online)