Spanja e mposht Kosovën në takimin e parë: 3 me 1

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 22:35
Spanja e mposht Kosovën në takimin e parë: 3 me 1

Në “Estadio La Cartuja de Sevilla” Spanja fitoj kundrejt Kosovës me rezultat  3 me 1, në takimin e parë mes tyre. 

"Dardanët” ndonëse u mposhtën, treguan një paraqitje dinjitoze ndaj një superfuqie siç është Spanja.

Goli i parë erdhi në minutën e 34-të pasi Dani Olmo shënoi një gol të bukur.

Dy minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë nga Ferran Torres, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 70-të, Besar Halimi shënoi nga mëse 40 metra distancë për ta ngushtuar rezultatin, por kjo nuk zgjati shumë.

Pesë minuta më vonë, i sapo inkudruari në lojë, Gerard Moreno shënoi golin, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Spanja shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë, kurse Kosova mbetet në vendin e fundit pa pikë, por me një ndeshje më pak.

“Dardanët” në vazhdim i kanë dy ndeshje me kundërshtarë më të lehtë, ku pritet të arrijë fitore. 

Kosova dhe Spanja bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022.


82′ Zëvendësim te Kosova. Besar Halimi lë vendin për Idriz Vocën.

82′ Dy zëvendësime te Spanja. Dani Olmo largohet dhe Canales inkuadrohet në vend të tij. Busquets gjithashtu lë vend për Rodrin.

77′ Ferran Torres humbet një tjetër mundësi të mirë.

75′ Spanja shënon sërish. Gerard Moreno realizon golin e tretë për Spanjën.

73′ Tjetër goditje nga Dani Olmo dhe tjetër super pritje e Samir Ujkani.

70′ GOOOOOOOOOOOOOOOOL. Besar Halimi ngushton epërsinë nga mëse 40 metra largësi.


69′ Zëvendësim i dyfishtë te Spanja. Pedri largohet, inkuadrohet Fabian Ruiz. Morata largohet gjithashtu, kurse vendin e tij e zë Gerard Moreno.

63′ Tjetër pritje e bukur e Samir Ujkanit. E pesta në këtë ndeshje.

61′ Lirim Kastrati avancon bukur në zonë, por në fund bllokohet goditja e tij

57′ Tjetër zëvendësim te Kosova. Kololli largohet dhe në vend të tij inkuadrohet Arbër Zeneli.

55′ Zëvendësim te Kosova. Rashica largohet dhe në vend të tij inkuadrohet Lirim Kastrati.

53′ Goditja e bukur e Dani Olmos nga distanca, por përfundon jashtë portës

52′ Tjetër pritje fantastike e Ujkanit, ndal goditjen nga afërsia të Ferran Torres.

49′ Karton i verdhë për Hekuran Kryeziun pas ndërhyrjes në Busquetsin. Kryeziu do të mungojë në ndeshjen e radhës të Kosovës në këto kualifikime.

Starton pjesa e dytë e ndeshjes Spanjë-Kosovë.

Mbyllet pjesa e parë. Kosova po mposhtet 0:2 nga Spanja.

39′ Ujkani bën një pritje fantastike. E shpëton Kosovën nga pranimi i golit të tretë.

36′ Dy minuta, dy gola. Spanja shënon sërish. Ferran Torres shënon pas një goditje të bukur.


34′ Spanja kalon në epërsi. Dani Olmo me një goditje shumë të saktë e lë fjetur Samir Ujkanin.


31′ Portieri Simon bëri dalje të pa menduar mirë, por Rashica për pak nuk arrin të përfitojë.

30′ Ferran Torres u nis drejt portës së Kosovës, por goditja e tij ishte e plogësht dhe e pasaktë.

28′ Arbër Zeneli dhe Lirim Kastrati fillojnë të ngrohen. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Bernard Challandes për zëvendësimet.

26′ Një ndërhyrje e Kolollit në Torres tensionoi pak situatën, teksa dy lojtarët filluan fjalosjen.

22′ Super Samir Ujkani. Alvaro Morata kalon bukur duke iu shmangur Dresevicit dhe gjendet ballë për ballë me Ujkanin, por portieri i Kosovës bën një tjetër pritje të madhe.

19′ Rashica tenton depërtimin, por ndalet nga mbrojtësit spanjollë.

16′ Tollovi në zonën e Kosovës, Dresevic bën ndërhyrje decizive.

15′ Kanë kaluar 15 minuta të ndeshjes, Spanja ka iniciativën deri më tash.

8′ Alba pranon një top nga Koke në anën e majtë duke u vënë ballë për ballë me portierin, por kapiteni Ujkani pret goditjen e tij.

6′ Ferran Torres depërton mirë nga ana e djathtë, por askush nuk iu përgjigj pasimit të tij.

5′ Dani Olmo krijon hapësirë dhe godet nga largësia, por topi përfundon mbi portë.

1′ Starton ndeshja.


Intonohet himni i Kosovës në vendin që nuk e njeh pavarësinë, Spanjë.

(Kosova Sot Online)