Olmo: Kosova nuk mundi ta mbante ritmin në pjesën e dytë

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 23:00
Olmo: Kosova nuk mundi ta mbante ritmin në pjesën e dytë

Kosova u mposht 3:1 nga Spanja në Sevillë, por nuk u turpërua duke treguar paraqitje dinjitoze.

Pas ndeshjes, Dani Olmo deklaroi se pasi shënuan golin e parë gjithçka ishte më e lehtë.

“Pasi shënuam golin e parë ishte gjithçka më e lehtë. Kosova ishin të mirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë dhe nuk mund ta mbanin ritmin në pjesën e dytë” – deklaroi Olmo.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova nuk ka ende pikë, por në ndeshjet në vijim do të ketë punë me kundërshtarë më të lehtë. 

(Kosova Sot Online)