Ujkani: Jemi shumë larg nivelit të Spanjës

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 23:33
Ujkani: Jemi shumë larg nivelit të Spanjës

Kosova u mposht 3:1 nga Spanja në Sevillë, por nuk u turpërua duke treguar paraqitje dinjitoze.

Pas ndeshjes, Samir Ujkani deklaroi se janë ende larg prej nivelit të Spanjës.

Kemi luftu për njëri-tjetrin. Spanja është një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi ende shumë larg prej nivelit të Spanjës. Kemi provu m’i kriju do shansa. Ky është kualiteti i tyre, kanë pasë shumë raste. Spanja është super ekip, por na duhet me kqyr lojën tonë. Me lujt si Greqia nuk është mentaliteti jonë. Konkurrenca jonë është Gjeorgjia me Greqinë. Duhet me provu mu rrit si lojtarë dhe si ekip. E kemi ndërru sistemin e lojës. Kemi ardh prej ni javës shumë të vështirë. Lujtëm me Lituaninë në temperatura të ulëta. Me Suedinë lojë fizike dhe shumë të fortë. Kur erdhëm këtu e gjetëm temperaturën 31 gradë” – u shpreh Ujkani.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova nuk ka ende pikë, por në ndeshjet në vijim do të ketë punë me kundërshtarë më të lehtë.

(Kosova Sot Online)