Topi në anën e Mbappes, Reali e Liverpooli mësojnë çmimin nëse ai i thotë ‘jo’ PSG-së

  • A.P /
  • 01 April 2021 - 21:14
Topi në anën e Mbappes, Reali e Liverpooli mësojnë çmimin nëse ai i thotë ‘jo’ PSG-së

Po, Real Madridi dhe Liverpooli, klubet më të interesuara për të nënshkruar me Kylian Mbappen, mund ta bëjnë goditjen e madhe gjatë verës.

Topi është në anën e Mbappes.

Nëse sulmuesi portugez refuzon rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain, sipas ‘Le Pariesien, çmimi i rij do të bie dhe kështu, Parisi do të kënaqej deri në 120 milionë euro, ani pse shifra që do të kërkonte është 150 milionë euro.

Mbappe ka kontratë deri më 2022 dhe për mos ta humbur me parametra zero, secili klub që paguan nga 120 milionë deri në 150 milionë, mund ta bëjë të tijin njërin prej futbollistëve më të mirë aktualisht.

Leonardo dhe numri një i klubit, Naseer Al-Khelaïfi kanë nisur të humbasin durimin me Mbappen, që ende s’ka vendosur për të ardhmen. Kjo më së shumti i shkon për shtati Real Madridit dhe Florentino Perezit, që e duan francezin tash e një kohë të gjatë.

(Kosova Sot Online)