Çmimi marramendës që Tottenham po kërkon për Kane

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 13:39
Çmimi marramendës që Tottenham po kërkon për Kane

175 milionë funte, apo konvertuar në euro, 205 milionë euro – kaq kërkon Tottenhami për sulmuesin, Harry Kane. Harry Kane duket se do të vazhdojë të qëndrojë në Tottenham. Numri një i klubit, Daniel Levy, kërkon nga shitja e Kane së paku 175 milionë funte, sipas the Sun.

Kapiteni i Anlgisë ka kohë që po e mendon ndërrimin e skuadrës, me klube të mëdha nga Premierliga si Man City e Man United që do ta donin menjëherë në ekip, por vështirë të ndodhë.

Atij i ka mbetur edhe tri vite kontratë me Tottenhamin, prandaj Levy kërkon të paktën 200 milionë euro, shifër që s’mund ta paguajnë as klube angleze e as të huaja.

(Kosova Sot Online )