Ronaldo i dërgon mesazh Ansu Fatit

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 22:29
Ronaldo i dërgon mesazh Ansu Fatit

Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazh inkurajimi Ansu Fatit të Barcelonës, i cili po punon për t’u shëruar nga një dëmtim në gju.

Ronaldo, shkroi në ‘Insagramin’ e tij, “Forca, Ansu Fati, shkojmë për më të mirën”.

Fati është i lënduar që nga nëntori dhe shpresohej se ai do të kthehej para fundit të sezonit, por ende nuk ka ide se kur do të kthehet në aksion për ekipin e parë.

Ka pasur raporte që ai ka pësuar një seri pengesash dhe sugjerime që ai mund të bëjë operacion të mëtejshëm.

(Kosova Sot Online)