Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 10:09
Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje

Xhiro e 27-të do të jetë e gjitha për skuadrat pretendente për titull të kampionit që do t’i matin forcat të dielën në Therandë. Paraprakisht, Drita do të mundohet ta mposht Arbërinë dhe të shpresojë në gabimin e therandasve për ta marrë lidershipin. Pas ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës, këtë fundjavë rikthehet Superliga e futbollit me ndeshjet e xhiros së 27-të. Pa dyshim, dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai në mes të Ballkanit dhe Prishtinës. 

Dy pretendentët për titull të kampionit do t’i matin forcat në përballjen e tyre të së dielës në Therandë. Aktualisht, tabelës i prin ekipi Portokalli me 55 pikë. Ndërsa, Bardhekaltrit i kanë katër pikë më pak. Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjet Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, derisa mbyllet të hënën me Gjilani – Besa. Sfidat e sotme, Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, startojnë nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online )