Pirlo zyrtarisht i lë jashtë “problematikët” Dybalan, Arthurin dhe McKennien

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 09:28
Pirlo zyrtarisht i lë jashtë “problematikët” Dybalan, Arthurin dhe McKennien

Paulo Dybala, Arthur dhe McKennie morën pjesë në një festë private të organizuar në vilën e mesfushorit amerikan, e cila u ndal vetëm pas mbërritjes atje të forcave të policisë.

Ky gjest i futbollistëve ka shqetësuar jo pak drejtuesit e klubit bardhezi, ndërsa trajneri Andrea Pirlo ka vepruar me dorë të ashpër ndaj tyre, duke mos i grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Torinos në derbi.

“Vendimin për lënien jashtë të tyre e mora unë dhe sigurisht që pata edhe mbështetjen e klubit. Këto gjëra ndodhin, por ky nuk ishte momenti i duhur, pasi bota po kalon momente të vështira dhe ne duhet të jemi një shembull i sjelljes në kushtet e pandemisë”, deklaroi trajneri bardhezi.

Juve do të ketë punë sonte me Torinon. 

(Kosova Sot Online )