McGregor e konfirmon luftën e tretë me Dustin Poirier

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 20:22
McGregor e konfirmon luftën e tretë me Dustin Poirier

Conor McGregor ka konfirmuar se do të luftojë kundër Dustin Poirier në kafazin e UFC-së për herë të tretë më 10 korrik.

Luftëtari irlandez,  kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse nga Poirier.

McGregor e kishte fituar luftën e parë kundër amerikanit brenda vetëm 106 sekondave në shtator të vitit 2014.

“Lufta është caktuar!” shkroi McGregor në Instagram.

“Më 10 korrik do ta shihni se kush është Mac”, shtoi ai.

McGregor, i cili i ka 22 fitore dhe 5 humbje në karrierë, është në kërkim të fitores së parë që prej janarit 2020, ndërsa Poirier është i pamposhtur që prej disfatës kundër Khabib Nurmagomedov më 2019.

Poirier i ka 27 fitore dhe 6 humbje në karrierë. 

(Kosova Sot Online)