Mundësi e artë për Barcelonën

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 14:20
Mundësi e artë për Barcelonën

Gjiganti katalunas, me një fitore eventuale sonte ndaj Real Valladolidit, mund t’i afrohet në një pikë Atleticos. Barcelona e ka sonte një mundësi të artë për t’iu afruar kreut të tabelës. Gjiganti katalunas e ka të domosdoshme fitoren ndaj Real Valladolidit, nëse dëshiron t’i afrohet titullit të kampionit. Në fakt, me një fitore eventuale, Lionel Messi me shokë do t’i bënin 65 pikë, vetëm një më pak se lideri, Atletico Madrid, i cili u mposht nga Sevilla.

Për këtë arsye, Barça duhet ta shfrytëzojë çdo gabim të Atleticos për ta synuar titullin e kampionit. Barça po shfaq formë të mirë këtë vit dhe i ka fituar shumicën e ndeshjeve. Për këtë edhe i është afruar ekipit të Diego Simeones në vetëm një pikë. Aktualisht, Barça i ka një pikë më pak se Real Madridi dhe katër prapa Atleticos. Ndeshja në mes të Barcelonës dhe Real Valladolidit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. Kjo ndeshje vjen para “El Clasicos”, e cila do të luhet këtë fundjavë. 

(Kosova Sot Online )