Neymari është si Ronaldinho, ka gjithçka por s’jep gjithçka – thotë Giuly

  • A.P /
  • 04 prill 2021 - 16:47
Neymari është si Ronaldinho, ka gjithçka por s’jep gjithçka – thotë Giuly

Neymari është si Ronaldinho, sepse është jashtëzakonisht i talentuar por nuk e përmbush potencialin e plotë për shkak të qëndrimit të tij, thotë Ludovic Giuly.

Brazilianët Ronaldinho dhe Neymar kanë shkëlqyer për Barçën dhe Parisin, me Ronaldinhon që kishte kaluar nga PSG-ja në Barçë, ndërsa Neymari luan për PSG-në tani për tani, pasi iu bashkua gjigantit francez nga Barça në vitin 2017.

Megjithëse Neymar e ka ndihmuar PSG-në ta vendosë një mbizotërim të plotë në Francë dhe ta arrijë finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Giuly ndien se braziliani ende nuk e ka arritur nivelin më të lartë që ia mundësojnë cilësitë e tij.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Giuly tha: “Do ta krahasoj Ronaldinhon me Neymarin në nivel karriere. Ata kanë gjithçka, por nuk japin gjithçka për të arritur edhe më lart”.


(Kosova Sot Online)