FFK cakton datën për mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 16:55
FFK cakton datën për mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media ku ka treguar për datën dhe orën për mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës.

FFK do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00.

Punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online, njofton FFK-ja përmes një komunikate për media.

Më poshtë komunikata e plotë:

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online.

(Kosova Sot Online)