Caljes për 10 gram më shumë i ikën medalja nga dora

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 20:29
Caljes për 10 gram më shumë i ikën medalja nga dora

Briken Calja i pafat, ka humbur medaljen në peshëngritje për vetëm 10 gramë më shumë peshë trupore se rivali i tj.

Me 152 kg, Briken Calja u pozicionua në vendin e katërt në stilin e shkëputjes në kampionatin europian të peshëngritjes.

Kampioni në fuqi u tregua i saktë vetëm në provën e parë me 152 kg ndërsa në dy provat e tjera me 157 kg nuk arriti të mbante shtangën lart.

Në fund pesha trupore e penalizoi në rënditje ku 10 gramë më shumë se rivali e tij e nxori nga zona e medaljes. Mbetet për tu parë se si do të shkojë gara në stilin e shkëputjes.


(Kosova Sot Online)