Pastore transferohet te ky klub i madh
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore mund të transferohet te kampioni i Bundesligës, Bayern Munich.
Bayern Munich ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Javier Pastore.
Reprezentuesi argjentinas nuk është duke luajtur me vazhdimësi te kampioni i Ligue 1, andaj mund të largohet nga Parc des Princes.
Kurse, trajneri i gjigantit bavarez, Pep Guardiola beson se Pastore është futbollisti i duhur për të përforcuar mesfushën e skuadrës së tij.
Pastore së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Juventusit.