Chelsea siguron fitore të madhe n’Champions

  • A.P /
  • 07 prill 2021 - 22:55
Chelsea siguron fitore të madhe n’Champions

Chelsea siguron fitore të madhe n’Champions

Chelsea e ka mundur 0-2 në udhëtim Porton.

“Blutë” e Londrës kthehen në shtëpi me një fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka arritur ta mposhtë 2-0 në udhëtim Porton, duke bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales.

Golat e fitores për “Blutë” e kanë shënuar Mason Mount në pjesën e parë për 1-0 dhe Benjamin Chilwell në min e 85′ për 2-0.

Javën e ardhshme zhvillohet sfida e kthimit në ‘Stamford Bridge’ dhe të besuarit e Thomas Tuchel tashmë e kanë rezultatin në favorin e tyre. 

(Kosova Sot Online)